Nxënësit në Rrajcë prej 3 muajsh zhvillojnë mësim në lokalin e fshatit

0

Nxënësit e gjimnazit Sali Halili dhe vogëlushët e kopshtit ne fshatin Rrajc Bashkia Prrenjas, prej 3 muajsh zhvillojne mesimin ne nje nder lokalet e fshatit. Shkak eshte bere amortizimi i tej skajshem i shkolles e cila eshte demtuar nga lëkundjet e tërmetit. Kjo shkolle u sherben nxenesve qe vijne nga 7 fshatrat e Njesis Administrative Rrajc.

Brenda dhe jashte themelet e shkolles kane mare çarje dhe egrasi. Para nje viti Bashkia e Prrenjasit kishte menduar te kryente investime per rikontruksionin e plote te shkolles, por buxheti ende nuk eshte çelur, ndonese nga Ministria r Arsimit u premtua qe ky rikonstruksiom do te niste sa me pare. Sipas Drejtorit te Gjimnazit Sali Halili Vait Alidri shkolla eshte demtuar rene dhe zhvillimi i mesimit rrezikon jeten e nxenesve dhe te femijeve te kopshtit ndaj është gjendur një zgjidhje alternative.

Kete vit shkollor ka dhe nje ulje te numrit te nxenesve per shkak te emigrimit te familjeve jashte vendit, ku ky vit ka nisur me 50 nxenes me pak.

Nga ana tjeter edhe nxenesit shprehen se ndonese kushtet jane krijuar si ngrohja ne klasa, por nuk ka hapsira te mjaftueshme per te levizur lirisht. Kjo situate ka bere qe shum nxenes te gjimnazit Sali Halili ne Rrajce te Prrenjasit te humbasin interesin per te mesuar.

Edhe ne Bashkin e Prrenjasit e shohin si nevoje urgjente rikontruksionin e Gjimnazit, dhe per kete informacionet e derguar ne drejtim te Ministris se Arsimit jane te permuajshme. (Entela Duka / Infoweb Media)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu