Nxënësit qëllojnë me gurë dhe thyejnë xhamat e urbanëve në Greqi, plagoset shoferi

0

Një grup nxënësishkanë thyer dritaret e autobusëve të transportit publik duke plagosur dhe një nga shoferët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, ndërsa mësohet se shoferi po i jepte autobusit në momentin që u qëllua rëndë me gurë. Për pasojë, është thyer xhami i derës së shoferit dhe ka mbetur i plagosur në shpatull.

“Të panjohurit i hedhin gurë apo edhe vezë autobusëve ndërsa janë në lëvizje, me pasagjerë brenda”, tha shoferi për ngjarjen. Sipas tij, ngjarja e fundit ka ndodhur të dielën, ndonëse ndërkohë ishte njoftuar edhe policia, qysh në mbrëmjen e së enjtes kur shoferi mbeti i plagosur.

Ky nuk është sulmi i parë sipas autoriteteve sepse incidente të tilla kanë qenë të njëpasnjëshme kohët e fundit.

Vihet re se për këtë çështje është njoftuar edhe autoriteti komunal i komunës së Thermit dhe sipas informacioneve, kryetari i komunës Theodoros Papadopoulos ka kërkuar me një shkresë nga Sektori i Sigurisë së Thermit që të trajtohet rasti për të identifikuar autorët e këtyre sulme të pazakonta dhe të rrezikshme.

Sipas informacioneve, nga të dhënat e para të grumbulluara nga Seksioni i Sigurimit të Thermit, autorët duket se janë një grup prej katër, pesë, nxënësish të mitur të zonës.

Marrë nga protothema.gr