Nxjerr ç’i intereson! Rama ‘masakrohet’, shqiptarët sjellin faturat e dritave nga çdo cep

0

Kryeministri Edi Rama ka tentuar të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të manipulojë opinionin publik, por kësaj here ka dështuar. Ose më saktë është kapur në gabim, jo për gjë, po jo vetëm Rama ka shqiptarë nëpër botë. Ai nxorri faturën e një emigranti shqiptar në Itali që ka paguar mbi 600 euro për faturën e energjisë elektrike.

Menjëherë është përballur me një lumë komentesh në rrjet, që i kanë nxjerrë dhe faturat nga vende të ndryshme të rajonit por edhe më gjërë, duke nisur nga Greqia, Italia, deri në SHBA. Juristja Enida Bozheku ka ndarë disa fatura nga Italia, ku llogaritet TVSH për energjine elektrike 10%; 18 euro – taksa e TV për kanalin e RAI-t, ndërsa sqaron se fatura mund të paguhet në 2 apo 3 muaj, e më pas pjestohet për dy shuma për të paguar më pas edhe shumën totale. Ndërsa shton faturat janë të gjitha nga familje me 2-4 anëtarë. Ndërsa tek postimi i Ramës, të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali i shkruanin se personi me siguri i kishte dërguar faturën e biznesnit.

Megjithatë t’i marrim me radhë, sa janë faturat në vende të ndryshme, ku rrogat mesatare as nuk krahasohen me 320 mijë lekë të vjetra që u jep Rama më 1001 lavde për veten.

SHTETI ME SHUMËN QË PAGUHET PËR DRITA:

Itali – 113 euro/ 239 euro/ 185 euro/ 152 euro (ujë+drita)

Greqi – 159 euro (707 KWh të harxhuara)

Gjermani – 70 euro/ 107 euro/ 85 euro (100 KWh të harxhuara)

Francë-  35 euro 

Maltë- 198 euro (ujë dhe drita për 2 muaj)

Zvicër- 25 franga 

Nashville (SHBA)- 231 dollarë

Po këto fatura pse nuk i nxjerr Rama? Apo nuk ia dërgojnë këto?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu