Vizita në Bruksel! Ja plani i Biden për agresionin rus në Ukrainë

0

Janë bërë të ditura detaje të reja rreth vizitës së planifikuar të presidentit amerikan, Joe Biden në Bruksel.

Shtëpia e Bardhë thotë se i pari i shtetit amerikan do të takohet me udhëheqësit e NATO-s dhe Bashkimit Evropian për të diskutuar rreth agresionit rus në Ukrainë.

“Më 24 mars, presidenti amerikan do t’i bashkohet një samiti të posaçëm të NATO-s, ku do të riafirmojë angazhimin ‘e hekurt’ të SHBA-së në mbrojtje të aleatëve”, tha sekretarja e shtypit, Jen Psaki.

Biden do të takohet gjithashtu me udhëheqësit e BE-së në të njëjtën ditë në një samit të planifikuar të Këshillit Evropian për të koordinuar përgjigjen transatlantike ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Duke reaguar ndaj lajmit se Kremlini kishte shtuar sot Bidenin në listën e individëve të ndaluar të hynin në Rusi, Jen Psaki tha se kjo nuk do të kishte ndikim në orarin e presidentit.

“Nuk do të habitet shumë prej jush që asnjëri prej nesh nuk po planifikon udhëtime turistike në Rusi, asnjëri prej nesh nuk ka llogari bankare që nuk do të mund t’i qasemi, kështu që ne do të vazhdojmë përpara”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu