Nxorri në pritë Hekuran Billën, kush është 26-vjeçarja që tradhëtoi të dashurin për para?

0

Adjola Lakra është 26-vjeçarja që është arrestuar ditën e sotme nga policia si bashkëpunëtore në vrajsen e Hekuran Billës më 11 qershor pranë qëndrës Kristal.

Ajo akuzohet se ka thirrur për takim Hekuran Billën duke bashkëpunuar me autorët dhe duke i ndihmuar në kryerjen e atentatit.

Mësohet se Lakra është personi i fundit që ka pasur komunikim me Billën, person ky që është ekzekutuar me 19 plumba automatiku MP5.

Ditën e parë të ngjarjes ajo është shoqëruar në polici dhe ka dhënë shpjegime rreth lidhjes së tyre, ku ka pranuar afrimitetin që ka pasur me viktimën Billa.

Por kush është Adjola Lakra?

26 vjeçarja rezulton të jetë banore e lagjes ‘28 Nëntori’ dhe banesa e familjes së saj ndodhet në rrugën ‘Dhimitër Kolea’ në Rajonin nr.2 të Beratit, por prej vitesh në atë shtëpi nuk banon më askush nga familja e saj.

Mësohet se se Adjola Lakra ka qëndruar në qytetin e Beratit deri në moshën 18-vjeçare dhe pasi mbaroi Shkollën e Mesme të Përgjithshme ‘Babë Dudë Karbunara’ ajo u largua për të ndjekur studimet e larta dhe nuk u kthye më në Berat.

Dy vite më vonë edhe prindërit dhe vëllai i saj u shpërngulën të gjithë për të jetuar familjarisht në Tiranë edhe pse ende figurojnë banor të Rajonit nr.2 në Berat.

Ndërkohë që të gjithë familjarët e saj kanë bllokuar profilet e tyre në Facebook, e vetmja foto e saj është ajo e 6 viteve më parë në profilin e Facebookut të vëllait të saj, me të cilin mësohet se26 vjeçarja ishte shumë e lidhur.

Por, JOQ ALBANIA ka zbardhur një tjetër foto të saj.

Kujtojmë se në dëshminë e saj ajo u shpreh:

E nxora në pritë për para. Me Sebastiano Malin kam miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. Prej rreth 1 viti shoqërohesha me Billën.

Sipas hetimeve Adjola kishte njohje me familjen Viktor Markut, i cilësuar nga Policia si autori kryesor i vrasjes së Hekuran Billës. Ka qenë telefoni i të ndjerit Hekuran Billa që ka nxjerrur zbuluar 26 vjeçaren.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu