“O me demokracinë o me çunin e Kristaqit”, Meta godet me grusht tavolinën dhe paralajmëron: O ka 5 qershor, o ka referendum!

0

Meta ka folur me tone të ashpra kundër miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor një ditë më parë në Kuvend.

Meta tha se shqiptarët o do jenë me demokracinë ose me çunin e Kristaqit, duke shtuar se nëse nuk ka marrëveshje të 5 qershorit do të nisë epoka e referendumeve.

“Pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë më e madhja në histori. Me not do të vijnë nga Italia. Do të vijnë në këmbë nga Greqia. Nëse nuk respektohet 5 qershori po këmbëngulet më këtë që u bë dje do të jetë referendum, jo zgjedhje.

Nuk jemi ne një popull që sikurse thotë ai vagabondi se popullit tonë nuk i ngrehet. Ne jemi një popull i urtë dhe drejtë, por ne kur na vjen hasmi te dera, ne këndojmë pushkë në derë. Presidenti do të jetë në krye të popullit. O me demokracinë ose me djalin e Kristaq Ramës. Se thotë se babai ishte në anën e drejtë të historisë, por ai ka firmosur për të varur një poet në vitin ’88 kur po hapej bota.

Ky babain nuk e ka pasur partizan. Rama provokon rendin demokratik dhe duhet të mbajë përgjegjësi. Ose mbahet marrëveshje e 5 qershorit ose ka referendum. Nuk ka as liderë dhe as ndërkombëtarë që e çmendën popullin, por do të ketë epokë referendumesh për prekjen e kushtetutës. Se u bënë ka kohë që e qeverisin vendin disa oligarkë që nuk njohin atdhe dhe asgjë. Ata bëjnë politikën dhe drejtësinë. Paguajnë prokurorë, gjykatës dhe mediat. Nuk duhet të ishte prekur kushtetuta fare. – tha Meta.

Sipas kreut të shtetit, 2 në 3 socialistë që I kanë ngelur e urrejnë për shkak të arrogancës, dështimit dhe gjithë këtyre problemave që ka sjellë, ndaj dhe e ndryshoi Kodin Zgjedhor në mënyrë të njëanshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu