“O ne, o fabrika!”/ Zjarri në depozitat e gazit, banorët e Porto Romanos dalin në protestë

0

Banorët e lagjes pranë fabrikës, deklarojnë se fabrika sjell rrezik të lartë për të gjithë komunitetin.
‘O ne, o fabrika.”, është motoja e protestës së sotme në Porto Romano të Durrësit. Banorët të cilët jetojnë pranë fabrikës ku një ditë më parë ra zjarr dolën sot në protestë. Banorët e lagjes pranë fabrikës, deklarojnë se fabrika sjell rrezik të lartë për të gjithë komunitetin.

Fëmijë, burra dhe gra kanë kërkuar nga shteti, autoritetet ligjzbatuese të ndërhyjnë për zhvendosjen e fabrikës pasi nuk mund të jetojnë në të njëjtën zonë me të.

Një ditë më parë zjarri përfshiu depozitat e gazit në zonën e Porto Romanos. Banorët u larguan menjëherë nga banesat e tyre pasi kishin frikë se mos situata do të përshkallëzohej. Fatmirësisht nga zjarri nuk pati të lënduar vetëm dëme materiale. Nga hetimet e para rezultoi se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike në kompresor dhe se dëmet materiale janë të vogla. Incidenti ktheu pasigurinë për jetën dhe shëndetin te banorët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu