Organizata Botërore e Shëndetësisë kritikon njoftimin e bërë nga BE-së për kontrollet e eksportit të vaksinave të prodhuara brenda bllokut, duke thënë se masa të tilla rrezikojnë zgjatjen e pandemisë.
BE e futi masën mes një grindjeje me prodhuesit e vaksinave mbi mungesat.Por nënkryetarja e OBSH-së Mariangela Simao tha se ishte një “trend shumë shqetësues”.
Çfarë po bën BE-ja?
Bashkimi Evropian po fut kontrollet e eksportit në vaksinat e koronavirusit të bëra në bllok, mes një grindjeje rreth mungesave.
I ashtuquajturi mekanizëm i transparencës u jep vendeve të BE kompetenca për të mohuar autorizimin për eksportet e vaksinave nëse kompania që i bën ato nuk ka respektuar kontratat ekzistuese me BE.
“Mbrojtja dhe siguria e qytetarëve tanë është një përparësi dhe sfidat me të cilat përballemi tani nuk na linin zgjidhje tjetër veçse të vepronim,” tha Komisioni Evropian.
Kontrollet do të prekin rreth 100 vende të botës – përfshirë MB, SHBA, Kanada dhe Australi por dhe shumë të tjerë, duke përfshirë kombet më të varfra, përjashtohen .
AstraZeneca ka fajësuar vonesat në defektet e prodhimit në impiantet në Holandë dhe Belgjikë, si dhe nënshkrimin e vonë të kontratave.Sipas rregullit të ri të BE, firmat e vaksinave do të duhet të kërkojnë leje përpara se të furnizojnë doza përtej BE. 27 vendet anëtare do të jenë në gjendje të verifikojnë eksportin.
Vaksinat e prodhuara nga Pfizer në Belgjikë aktualisht eksportohen në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE këmbëngul që disa nga vaksinat AstraZeneca të prodhuara në Angli janë të destinuara me kontratë për qytetarët e BE.
BE është gjithashtu në një mosmarrëveshje furnizimi me Pfizer, e cila do të sjellë më pak se vëllimi i kontraktuar i vaksinave për BE deri në fund të marsit. Pfizer thotë se arsyeja për këtë është zgjerimi urgjent i objektit të tij në Puurs, Belgjikë.
Kush përjashtohet nga kontrollet e eksportit?
BE lejon rreth 92 përjashtime nga regjimi i kontrollit të eksportit, përfshirë: dhurimet e vaksinave për Covax, skema globale për të ndihmuar vendet e varfra dhe eksportet në Zvicër, vendet në Ballkanin Perëndimor, Norvegjinë dhe Afrikën e Veriut. Vende të tjera mesdhetare si Libani dhe Izraeli janë gjithashtu të përjashtuar.
Por të shtunën, zëdhënësja e OBSH Margaret Harris tha për se vaksinat duhet t’u jepen të gjitha grupeve në nevojë dhe punonjësve shëndetësorë në të gjithë globin para se secili vend të fillojë vaksinimin masiv.
Kjo do të nënkuptojë kombet e pasura, të tilla si Mbretëria e Bashkuar, që ndalojnë imunizimet në shtëpi pasi grupet prioritare të jenë vaksinuar dhe në vend të kësaj të ndihmojnë me vaksinimet diku tjetër. Ajo cilësoj se : “Ne po kërkojmë nga të gjitha vendet në ato rrethana ta bëjnë atë ,por në vend që të nxitojmë për të vaksinuar një vend, ne duhet të bëjmë shumë dhe duhet ta bëjmë së bashku” .
Deri më tani 95% e të gjitha vaksinimeve janë kryer në vetëm 10 vende, tha zonja Harris, ndërsa vetëm dy vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme kishin filluar madje edhe programe imunizimi.