OBSH: Ndihma mjekësore e ngarkuar në kamionë dhe gati për të kaluar në kufirin Rafah

0

SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se pesë kamionë me furnizime mjekësore janë gati në pikën kufitare Rafah që lidh Gazën me Egjiptin.

Drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom tha në një konferencë shtypi se kamionët e tyre janë të ngarkuar dhe gati për të shkuar në Gaza, shkruan SkyNews.

“Furnizimet do të dorëzohen menjëherë pasi të hapet vendkalimi, që shpresojmë të hapet nesër” ka thënë ai.

Dorëzimi i ndihmave përtej kufirit do të ishte i pari që kur Izraeli vendosi një “bllokadë totale” në rajon pas sulmeve të Hamasit në Izraelin jugor. Shefi i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan tha se do të bënte gjithçka që është e mundur për të siguruar që ndihma të arrijë tek njerëzit në nevojë dhe të mos devijohet në duar të gabuara.

“Njëzet kamionë janë një pikë në oqeanin e nevojës tani në Gaza. Por shpresojmë se kjo rrjedhë do të kthehet në një lumë ndihme që do të rrjedhë edhe në ditët në vijim”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu