Ofendoi homoseksualët dhe të infektuarit me HIV, reperi vuan pasojat e gabimit

0

Reperi DaBaby po vazhdon të vuajë pasojat e komenteve të tij fyese kundër homoseksualëve dhe të infektuarve me HIV. DaBaby u përjashtua nga festivali Lollapalooza në minutë të fundit dhe ai nuk mundi të performonte në të ditën e djeshme.

“Me deklaratat e tij në mendje, DaBaby nuk do të performoj sot në Grant Park”, thuhej në deklaratën e festivalit, duke shtuar se Lollapalooza u themelua nën frymën e diversitetit, respektit dhe dashurisë.

E gjiihë kjo vjen për shkak të disa deklaratave të tij shumë të rënda gjatë festivalit Rolling Loud në Miami, që u mbajt disa ditë më parë. DaBaby ftoi të gjithë publikun që të ngrinin lart celularët me dritë, përveç atyre që ishin të infektuar me HIV dhe burrave homoseksualë. Gjithashtu ai u shpreh se të gjithë të infektuarit me HIV “do të vdesin për 2 ose 3 javë”. Po ashtu reperi foli shumë ashpër edhe për gratë dhe këto deklarata të tij morën kritika shumta nga njerëz dhe organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Më pas reperi u detyrua të kërkonte falje në rrjete sociale.

Në një postim në Twiitter ai u shpreh se komentet e tij ishin të pandjeshme dhe shtoi se nuk kishte si qëllim të ofendonte askënd.

“Të gjithë ata që janë prekur nga HIV keni të drejtë të mërziteni. Ajo që thashë ishte e pandjeshme, edhe pse nuk kisha si qëllim të ofendoja ndokënd. Kështu që ju kërkoj falje. Por për komunitetin LGBT nuk kam asnjë problem me ju, puna juaj është puna juaj”, shkruan reperi në një postim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu