Ofendonin kalimtarët, motrat nga Bilishti përfundojnë në komisariat, dhunojnë edhe efektivët

0

Këtë mëngjes situata është agravuar dhe banorët e zonës kanë lajmëruar policinë.

27-vjeçarja Dezi Arapi është vënë në pranga, ndërsa e motra, Xhesika Arapi, 20 vjeç është proceduar penalisht nga policia. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se të dyja motrat fyenin kalimtarët në Bilisht. Këtë mëngjes situata është agravuar dhe banorët e zonës kanë lajmëruar policinë. Gjithashtu, në njoftim bëhet me dije se vajzat kanë fyer dhe kundërshtuar me forcëq punonjësit e policisë gjatë shoqërimit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetases D. A., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori e filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll, pasi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, këto 2 shtetase kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët. Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu