TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia dëshiron që Siria fqinje “të arrijë shpejt paqen dhe qetësinë që ka dëshiruar” gjatë 13 viteve të konfliktit civil.
“Populli i Sirisë do të vendosë për të ardhmen e vendit të tij, ndërsa ne si Turqi, urojmë për fqinjin tonë Sirinë që të kthehet shpejt te paqja e stabiliteti të cilën e kërkon prej 13 vjetësh”, tha Erdogan.
Fraksionet rebele siriane kanë organizuar një ofensivë rrufe në veriperëndim të vendit dhe ditët e fundit janë afruar më shumë drejt kryeqytetit Damask.
“Ka një realitet të ri në Siri, politikisht dhe diplomatikisht. Siria i përket sirianëve të të gjitha etnive, ndarjeve dhe elementeve fetare”, tha sot Erdogan duke folur në qytetin jugor turk Gaziantep.
Rreth Gaziantep: Qyteti është shtëpia e rreth 500,000 refugjatëve sirianë në mesin e 12 milionë sirianëve që janë zhvendosur nga lufta. Erdogan tha se “historia do ta kujtojë mikpritjen e Gaziantepit”.
“Vëllezërit tanë sirianë kanë kaluar vërtet ditë të vështira, ata kanë paguar kosto të rënda … Rreth 1 milion sirianë kanë humbur jetën për shkak të regjimit sirian dhe grupeve terroriste,” tha ai, duke dënuar përdorimin e armëve kimike dhe bombave me fuçi.