Ofruan ndihmë reale, ministri ukrainas ‘thumbon’ perëndimin dhe lavdëron Britaninë

0

Në një konferencë për shtyp nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksii Reznikov ‘thumboi’ dhe ironizoi në përgjigjen e disa vendeve perëndimore.

Duke lavdëruar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, ai tha se roli i saj është i veçantë dhe guximi dhe shpirti i tyre është në kontrast të plotë me pasivitetin e disa vendeve të tjera.

”Mbretëria e Bashkuar ishte e para që ofroi armë serioze për Ukrainën,” tha ai.

Reznikov akuzoi gjithashtu Rusinë për “terrorizëm shtetëror” dhe tha se do të shkonte më tej dhe do të sulmonte vende të tjera nëse lejohet.

Ukraina u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të shkojnë më tej me sanksione dhe të vendosin një zonë ndalim-fluturimi. Megjithatë, NATO ka refuzuar të vazhdojë me një zonë ndalim-fluturimi pasi beson se kjo do të përfshijë forcat e saj që të vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë me forcat ruse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu