Ogerta Manastirliu:
Fokusi kaq shumë i madh në investimet në shërbimin shëndetsor, përballja do të ishte katastrofike, por punët e qeverisë dhe masat e marra, sollën ato rezultate që ne na ndihmuan për të përballuar një situatë si kjo. Nëse do flasim për përballimin e kësaj pandemie kemi mësuar shumë. Prandaj kemi akoluar 100 milionë euro të cialt do të jenë në dispozicion në planin tonë si përgjigjie për 2 vitet në vazhdim.
Ajo cfarë dua të theksoj në raport me situatën ku ne jemi është përgjigjia ndaj variantit Delta. Qeveria shqiptare arriti që në një kohë të shpejtë të garantoheshin vaksinat. Do të thotë që ne u angazhuam që në vazhdim. Sot jemi në ritme të mira të vaksinimit, nuk janë ulur këto ritme. Nëse do ketë një fjalë kyce ky sezon është “vaksinimi”.
Kjo është një përpjekje e të gjitha qeverive në botë jo vetëm e jona. Synojmë të rrisim mbulesën vaksinale. Sa i përket grupmoshës plus 60 vjec kemi një përqindje të mirë të vaksinuarve. Kemi arritur që në vendin tonë të vijnë mbi 2 milionë vaksina. Presim që me marrëveshjet që kemi nënshkruar me Pfizer, të arrijmë në një numër të madh të vaksinave, plus 1.3 milionë vaksina të tjer veçmas atyre që kanë ardhur.