OKB: 90% e popullsisë së Gazës është zhvendosur

0

UNRWA ,agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë ,ka bërë të ditur se sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë zhvendosur më shumë se 90% të popullsisë së territorit.

Ajo ka bërê me dije se  më shumë se 60 % e infrastrukturës në Gaza është shkatërruar ose dëmtuar.

“Ky është një nivel tronditës dhe i paprecedentë i shkatërrimit dhe zhvendosjes së detyruar që ndodh para syve tanë”, theksoi UNRWA-ja.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka. Ai ka  vendosur një rrethim dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore në hakmarrje për sulmin ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor.

Sipas autoriteteve në enklavë,19.667 palestinezë janë vrarë dhe mbi 52.580 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu