Oligarku Behgjet Pacolli kërkon të blejë Manchester United

0

Kompania e oligarkut nga Kosova Behgjet Pacolli është përcaktuar si ajo që do të ndërtojë aeroportin e Vlorës nga kryeministri Edi Rama. Së fundmi, sipas disa raportimeve në media, ish-presidenti i Kosovës po sheh të bëjë një lëvizje edhe në fushën e futbollit.

Po qarkullojnë zëra se Pacolli është interesuar të blejë skuadrën e Manchester United. Lajmi është raportuar nga “Football Transfers” website britanik e cila ka shkruar për lajmin e bujshëm.

Glazers kanë nxjerrë shitje MU pas 18 vitesh në pronësi. Pacolli ka ndjekur një ndeshje të Topçinjve së fundmi, atë kundër Leicester. “Në rregull, do ta shqyrtoj”,-ka qenë përgjigja e Pacollit i pyetur nga gazetarët nëse ishte i interesuar të blinte Manchestwr United.

Sipas Forbes, Pacolli ka një pasuri që arrin në 1 Miliardë $, ndërsa Glazers presin të fitojnë nga shitja e MU 5.8 Miliard Euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu