Olsa Muhameti zbulon ç’do të ndodhë në “Kepin e Tundimeve”: Fituesi merr 20 mijë euro

0

TIRANË- Autorja Olsa Muhameti zbuloi disa nga detajet e reality show-t “Kepi i tundimeve” i cili do të transmetohet së shpejti në Top Channel. Olsa është shprehur në një intervistë për “Goca dhe Gra” se ky do të jetë një program veror ku 10 beqarë jetojnë së bashku.

“Kepi i tundimeve” është një produksion që unë do e quaja ekstravagant. Është një program veror, ka plazh, ka natyrë të bukur. Ka pak erotizëm, romancë, nuk ka sherre. Janë dhjetë beqarë, pesë vajza, pesë djem që rrinë me rroba banjo gjatë gjithë kohës, që jetojnë me njëri tjetrin. Ata e kanë marrë si një aventurë verore dhe kështu po përjetohet. Janë dy vila. Do të jenë brenda një ambienti që ka disa rregulla. Zbatimi i rregullave i bën ata të fitojnë çmimin final, nëse i thyejnë rregullat, nuk do të kenë mundësinë të fitojnë çmimin final,”-tha Olsa.

Çmimi në fund është individual, pasi autorja thotë se qëllimi i programit nuk është për të bërë çifte por të argëtohet. Në fund, çmimin prej 20 mijë eurosh e fiton ai që nuk është tunduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu