Olsa Muhameti zbulon detajet për vazhdimësinë e “Për’puthen”

0

Kanë kaluar mbi 7-të muaj që kur sezoni i dytë i “Për’puthen” ka nisur dhe personazhet që ju shihni çdo ditë në ekran janë bërë pjesë e përditshme e bisedave tona.

Intrigat dhe të papriturat që ata krijojnë kanë pushtuar portalet dhe mediat online ndonjëherë më shumë seç duhet duke e shndërruar këtë ‘reality-show’ në ‘sëmundje ngjitëse’. Pas kaq shumë kohësh në transmetim fansat po pyesin edhe sa kohë do të vazhdojë ky spektakël dhe çfarë do të ndodhë në sezonin e ri.

Këtyre pyetjeve i është përgjigjur vetë autorja e këtij programi, Olsa Muhameti përmes një Q&A (pyetje-përgjigje) me ndjekësit në Instagram. Ajo ka zbuluar se sezonit të dytë të “Për’puthen” po i vjen fundi ama “Për’puthen +40” do të vazhdojë.

Sezoni i ardhshëm që pritet të nisë në shtator do të rezervojë surpriza të shumta dhe risi në këtë spektakël. Të tjerë personazhe do të zënë vendin e këtyre që janë tani për të sjellë një atmosferë krejt tjetër, aventura të reja, simpati të reja e gjithashtu intriga të shumta që do të komentohen pa fund.

Edhe protagonistët që nuk do të arrijnë të përputhen në këtë emision do të largohen duke i lënë vendin të rinjve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu