Olta Xhaçka: ‘Dhimbje e madhe për jetët e humbura të shqiptarëve në autobuzin e Maqedonisë së Veriut’

0

Vijnë reagimet e para nga tragjedia e autobuzit me shqiptarë që u dogj në Bullgari.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar përmes një postimi:
”Dhimbje e madhe për 46 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë në këtë moment të vështirë!”, shkruan Xhaçka në postimin e saj.

Derimë tani mediat maqedonase nuk e kanë përcaktuar nëse viktimat janë shqiptarë apo maqedonas, ndërkohë që nga aksidenti tragjik ka vetëm 7 të mbijetuar.

Në mesin e viktimave janë 12 fëmijë, ndërkohë që ngjarja ka shokuar mbarë vendet e rajonit.

Dyshimet e para janë se autobusi me 53 udhëtarë është rrokullisur fillimisht, dhe më pas ka shpërthyer në flakë, ndërkohë që hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë ende.

Pas aksidentit i cili ndodhi në autostradën Struma në Bullgari, në spitalin Porogov në Sofje është hospitalizuar një 17-të vjeçare dhe 5 të rritur, njoftoi për VTA d.r. Marja Argirova. Ajo tha se të hospitalizuarit janë jashtë rrezikut për jetë.

17 vjeçarja dhe pesë nga të rriturit janë vendosur në Klinikën për djegie, ndërsa njëri pacient është dërguar në Klinikën për Traumatologji. Rreth orës 21:00 autobuzi ka hyrë në pikën kufitare Kapitan Andreev. Rreth orës 3:00 ka ndodhur aksidenti në autostradën Sofje- Bllogoevgrad.