Olta Xhaçka konferencë të përbashkët me homologun grek: E konsiderojmë Greqinë një mik të çmuar, kemi mirëkuptim

0

Në Tiranë po zhvillohet konferenca e përbashkët e ministres Olta Xhaçka me homologun e saj grek Nikos Dendias.

Xhaçka mbajti fjalën e para në konferencë dhe shprehu se ka mirëkuptim mes vendeve për të gjitha çështjet duke përmendur veçanërisht atë të detit, për të cilën tha se kanë rënë dakord për ta çuar atë në Gjykatën e Hagës.

Xhaçka: E konsiderojmë Greqinë një mik të çmuar dhe partner të besueshëm në rregën e integrimit Europian. Jemi të një mendje se marrëdhëniet shqiptaro –greke duhet të zhvillohet në rrugën e fqinjësisë së mirë.

E lumtur që kemi mirëkuptim për të trajtuar çështjet sado të vështira. Një nga çështjet e trajtuar ishte kufizimi i zonave detare. Të dyja palët kanë vullnet për dërgimin tek gjykata ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu