Policia Elbasan, e mbështetur nga Forcat Speciale, ka kryer një operacion antidrogë në lagjet kryesore të këtij qyteti.
Sipas raportimeve, deri tani janë ndaluar disa të dyshuar, të cilët janë kapur me sasi të ndryshme lëndësh narkotike.
Nga të dhënat e para, thuhet se janë sekuestruar 1 kg heroinë dhe kokainë. Por ende nuk ka një njoftim zyrtar rreth operacionit.
Elbasani njihet si përdorues i të gjitha drogërave. Por ajo që spikat kohët e fundit është fakti se në këtë qytet po përdoren edhe drogëra të forta dhe të kushtueshme.
Emërimi në krye të detyrës së drejtorit Alket Shatro i ka dhënë një impuls të ri punës së uniformave blu në këtë qytet. Infoelbasani.com