Operacion antidrogë në Vincenza, shkatërrohet grupi italo-shqiptar

0

Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës në Vincenza, i përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Sipas mediave italiane, ata shpërndanin kokainë në zonën e Vicenzës.

Hetimi i nisur në muajt e parë të vitit 2022, ka çuar sot në ekzekutimin e masave shtrënguese në burg për dy shqiptarë dhe një italian. Po ashtu u ekzekutua edhe masa për detyrim paraqitje për një tjetër shqiptar dhe një italian.

Gjatë operacionit u sekuestruan drogë, telefona celularë, materiale ambalazhimi dhe lëndë prerëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu