Operacion blic në Kosovë: Policia mësyn në Ministrinë e Mjedisit

0

Një aksion i bastisjeve është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari ka konfirmuar për Gazetën Express se ky operacion është vazhdim në kuadër të ndërtimeve të kryera ndër vite në Brezovicë.

‘Po, janë duke u kryer bastisje. Aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Bastisje janë duke u kryer edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Është vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit, pra për ndërtimet në Brezovicë. Deri tash s’ka të arrestuar, meqenëse bastisjet po vazhdojnë ende”, -ka thënë Jashari.

Një aksion i tillë u zhvillua në 1 dhjetor të vitit të kaluar, ku u arrestuan dhjetë zyrtarë. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe ish-kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliç. Ai dyshohet se ka përfituar deri në 1 milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë, në Komunën e Shtërpcës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu