Paralajmërimi i Escobar: SHBA do të sanksionojë ata që destabilizojnë rajonin

0

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka thënë së fundmi se Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të përdorin sanksionet për të dërguar një mesazh të fortë ndaj atyre që zhvillojnë korrupsionin dhe ata që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor. Mediat e huaja raportojnë se ai tha që liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë në interes të qytetarëve, në vend të interesave të tyre personale dhe partiake.

Escobar gjithashtu ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do të jenë një partner për ata që kanë një qasje konstruktive dhe jo shkatërruese për të ardhmen e rajonit.

“Është shumë kundërproduktive që politikanët dhe aktorët e tjerë po shfrytëzojnë temat e identitetit për të fituar pikë politike në kurriz të përparimit ekonomik dhe pajtimit rajonal,”– ka thënë Escobar.

Së fundmi Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi sanksione të reja ndaj anëtarit serb të Bosnjës të presidencës tre anëtarësh të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik. Sanksione për akte korrupsioni janë vendosur edhe ndaj vetë Dodikut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu