Europol ka publikuar bilancin e një megaoperacioni kundër krimit të organizuar në Europën jug-lindore e që ka zgjatur 4 ditë.
Nga data 24 deri më 27 shtator, në kuadër të “Joint Action Days” e në koordinimin e Europol, në 34 vende europiane janë ekzekutuar operacione kundër tre fenomeneve kriminale; trafik armësh, trafik lëndësh narkotike e emigracion klandestinësh.
Megaoperacioni ka çuar në arrestimin e 166 personave me aktivitet kriminal në vendet e Europës jug-lindore.
Në këtë operacion morën pjesë 9 mijë forca policore e u shtri në mjaft vende anëtarë të Bashkimit Europian e në vendet ekstrakomunitare.
Në BE megaoperacioni përfshiu vendet Austri, Bullgari, Qipro, Kroazia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungeria, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgo, Hollanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia.
Në vendet jo anëtare të BE operacioni ka përfshirë Shqipërinë, Bosnja-Hercegovinën, Kosovën, Moldavinë, Mali i Zi, Macedonia e Veriut, Serbia, Zvicër, Britani e Madhe, Ukrainë, SHBA.
Në katër ditë operacion janë kontrolluar 390 000 persona e 44 000 automjete në pikat kufitare tipike të trafiqeve ilegale.
Janë arrestuar 37 trafikantë droge, 73 persona të akuzar për emigracion klandestinë, 12 persona për falsifikim dokumetash e 24 persona për trafik armësh e armëmbajtje pa leje. Ndaj 1 personi ëstë lëshuar urdhëri i arrestimit ndërkombëtar e 10 të tjerë janë akuzuar për krime të tjera.
Janë kryer 51 sekuesttrime e një sasi e madhe lëndësh narkotike.
Morën pjesë në hetimet e tij agjensitë europiane Europol, Eurojust, Frontex si dhe partnerët ndërkobmëtar kundër krimit të organizuar në vendet e Ballkanit Perëndimor.