Operacion i Interpol në 116 shtete/ Në pranga 2500 persona, mes tyre shqiptarë e maqedonas

0

Interpoli ka finalizuar një mega operacion në datën 5 nëntor ku 2500 persona të lidhur me mafian dhe krimin e organizuar janë vënë në pranga. Operacioni “Liberta II” u zhvillua në 116 vende dhe territore midis 29 shtatorit dhe 4 tetorit, përfshire ketu edhe Maqedonine Veriore.

Mësohet se ky operacionin i Interpol-it u ndërmor në kuadër të aksionit të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Gjithashtu Interpol bëri të mundur shpëtimin e 3,222 viktimave të mundshme, duke përfshirë të mitur të detyruar të punojnë në ferma në Argjentinë, migrantë në klubet e natës në Maqedoni, lypsarë në Irak, punëtorë shtëpiak në Lindjen e Mesme.

Operacioni bëri të mundur zbulimin e qendrave të mashtrimit në internet që shfrytëzonin viktimat e trafikimit. Konkreyisht në Filipine, policia bastisi një magazinë ku më shumë se 250 njerëz, shumica kinezë, ishin të përfshirë në mashtrime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu