Masakra në Shkodër/ Qytetarë ndezin qirinj para Ministrisë së Brendshme: Shqipëria e lyer në gjak (FOTO)

0

TIRANË- Disa qytetarë janë mbledhur duke protestuar në Tiranë, përpara Ministrisë së Brendshme për atentatin mafioz në Shkodër, ku u vranë katër persona. Siç shihet edhe në foto protestuesit mbajnë në duar pankarta të ndryshme.

Gjithashtu në një nga pankarat dallohej edhe thënia e famshme e kryeministrit Edi Rama “Hëngshin kokat e veta”. Po ashtu protestuesit mbanin në duar edhe hartën e Shqipërisë, të lyer me gjak, për të treguar që vendin e ka mbuluar krimi.

Atentati i 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës:

Gjithçka ndodhi pasditen e së mërkurës në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, të paktën një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha është plagosuri rëndë. Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu