Operacion i përbashkët i SPAK dhe antimafies italiane. Lëshohen 38 urdhërarreste, pritet konferencë e jashtëzakonshme

0

Një operacion antidrogë është ndërmarrë në Shqipëri dhe në Itali, ku janë lëshuar 38 urdhër arreste dhe janë sekuestruar disa miliona euro pasuri.

Aksioni është ndërmarra nga antimafia italiane në bashkëpunim me SPAK dhe Policinë e Shtetit shqiptar, ndërkohë që detajet e aksionit do të bëhen të ditura në një konferencë që do të mbahet në orën 10;30.

Mësohet se përveç Italisë dhe Shqipërisë, aksioni po shtrihet dhe në Spanjë dhe në Malin e Zi, ndërkohë që urdhërarrestet janë prerë dhe për korrupsion apo shpërdorim detyre, çka tregon se do të ketë dhe zyrtarë të përfshirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu