Operacion i Policisë së Elbasanit – kapet në Tiranë i shumëkërkuari për vr*asje e krime të rënda

0

Një nga emrat më të kërkuar për krime të rënda është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit, në kuadër të një operacioni të zhvilluar pas urdhrit të Prokurorisë të lëshuar më 13 qershor 2025.

I ndaluari është Astrit Sinanaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me 22 vite burg, nga të cilat i mbeten edhe 13 vite për të vuajtur.

Ai është shpallur fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprat penale:

“Vrasje me dashje, kryer në mënyrë shumë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, e mbetur në tentativë

“Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”

“Shkatërrim prone me eksploziv”

“Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”

Vendimi i Gjykatës së Elbasanit është konfirmuar nga Gjykata e Apelit në Tiranë, duke i hapur rrugë ndalimit të menjëhershëm të tij.

Materialet procedurale i janë kaluar tashmë Prokurorisë së Elbasanit, për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.