Operacion kundër lëndëve narkotike/ Shoqërohen 15 persona në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë

0

Forca të shumta të Drejtorisë së Policisë Vlorë kanë zhvilluar një operacion gjatë natës, të shtrirë në qytetet e Vlorës, Sarandës dhe Delvinës.

Sipas burimeve paraprake, janë shoqëruar rreth 15 persona, të cilët akuzohen për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Mësohet se të gjithë personat janë transportuar me furgonë policie drejt Vlorës, ku po merren në pyetje.

Ndërkohë, detaje të tjera priten në orët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu