Operacione antidrogë në Itali/ Vihen në pranga tre shqiptarë, furnizonin me drogë lokalet e natës dhe klientët VIP

0

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga tre shqiptarë. Mësohet se ata janë arrestuar gjatë dy ditëve të fundit në Itali, në operacione të ndryshme, kundër shpërndarjes apo trafikut të lëndëve narkotike. Policia e Ticino në Massagno, arrestoi një 42-vjeçar, të cilit iu gjetën 200 gramë heroinë. Ai dyshohet se ishte i implikuar në një rrjet të madh të shpërndarjes së drogave të forta në zonë.

Shqiptarit iu gjet sasia e drogës, teksa hetimet bëhen bashkë me autoritetet e Luganos dhe koordinohet nga prokurori publik Alvaro Camponovo, sipas deklaratës zyrtare, për shkak se aktiviteti bëhej afër kufirit italo-zviceran. Aktiviteti dyshohej se bëhej në lokalet e natës dhe për klientë VIP. Kurse Policia e Shtetit Busto Arsizio arrestoi dy shtetas shqiptarë të tjerë, të moshës 38 dhe 31 vjeç, për posedim me qëllim tregtimin e kokainës. Një nga dy personat e ndaluar është banor i provincës së Komos.

Karabinierët u njoftuan për praninë e dyshimtë të disa makinave në një rrugë periferike të qytetit. Kur u afruan ata panë një burrë me qese në dorë që po hynte në furgon dhe ndërhynë menjëherë. Shqiptari tentoi arratisjen, por pa rezultat, bashkë me pasagjerin. Kurse gjatë kontrollit, në një çantë, u zbuluan se kishte brenda 29 mijë euro cash. Midis dy sediljeve u gjet një bllok me peshë mbi një kilogram kokainë. Droga të tjera tashmë të ndara në 183 doza të parapaketuara kokaine u gjetën në shtëpinë e një prej të dyshuarve dhe gjithashtu 2090 euro të tjera para në dorë.

Nga kontrolli i kryer në banesën e drejtuesit të mjetit është bërë i mundur edhe gjetja dhe sekuestrimi i gati 60 gramë kokainë, materiale dhe peshore, shkruan “Espansione”. Të dy shqiptarët ishin pa precedentë penalë të mëparshëm dhe emigrantë të ligjshëm, teksa emrat e tyre nuk u publikuan dhe po përballen me izolimin në burg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu