Operacioni ku u shkatërruan 23 grupe kriminale, gjykata lë në burg 29 prej të arrestuarve

0

Dolën përpara gjykatës të arrestuarit e megaoperacionit “Tempulli”. Ditën e sotme për tu njohur me akuzat kanë dalë 29 prej tyre. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 25 persona, për 4 gratë është kërkuar masë me e butë dhe gjithashtu për një person që është mbi 70 vjeç.Ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në seanca. Sakaq gjykata ka lënë në burg të 29 personat e arrestuar.

Ky megaoperacion u shtri në 5 qytete të vendit ku në total u arrestuan 233 persona. Ndërkohë janë shpallur në kërkim 82 persona. Në kuadër të këtij megaoperacioni u shkatërruan 23 grupe kriminale, që shpërndanin drogën në afërsi të shkollave dhe lokaleve.

Sipas Policisë, gjatë operacioni u sekuestruan 13 armë zjarri, 2 prej të cilave kallashnikovë, 10 pistoleta dhe një pushkë. Policia tregon gjithashtu se gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të mëdha parash, automjete dhe pajisje si të Policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu