Operacioni në Elbasan/ Detaje të reja, konfrontime të forta me policinë

0

11 persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar tre armë zjarri të tipit pistoletë.

Mes personave të shoqëruar ndodhet edhe M. Lika, i njohur si mik i Emiljano Shullazit, si dhe biznesmeni Bujar Muça.

Operacioni është zhvilluar në një lokal ku ndodheshin dhjetëra persona. Burime bëjnë me dije se gjatë ndërhyrjes janë regjistruar momente tensioni, me kundërshtime dhe përplasje fizike ndaj efektivëve të policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor po analizon pamjet filmike të siguruara dhe po verifikon të kaluarën penale të personave të ndaluar.