Në operacionin antidrogë që u zhvillua këto ditë në Korçë janë sekuestruar lloje të ndryshme të lëndëve narkotike, mes të cilave një lloj droge, e kapur për herë të parë në Shqipëri.
Policia njofton se ka sekuestruar 485.5 kilogramë lëndë narkotike, mes të cilave dhe “Bonzai”.
Kjo e fundit është një lloj droge e re sintetike, shumë e rrezikshme për shëndetin, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Korçës.
Bonzai është një drogë e cila prodhohet nga bashkimi i rreth 50 kimikateve, ku përfshihen edhe helmet e minjëve dhe pesticidet. Kjo drogë është e lirë në kosto dhe pas përdorimit i bën njerëzit të humbin llogjikën dhe në shumë raste ekspertët i përkshkruajnë si “njerëzit zombie”.
Këtë të enjte janë arrestuar tre persona , duke e çuar në 19 numrin e të ndaluarve për trafikm të lëndëve narkotike në qytet. Në pranga kanë rënë Andrea (Drini) Myrtollari, Asqeri Bebri, Astrit Sinani.
Grupi kriminal e përgatiste drogën për ta shitur më pas në Greqi.





