28 të arrestuarit në operacionin ndërkombëtar antipdrogës të koduar “Shpirti” do të dalin sot para Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t’u njohur me masën e sigurisë.
Të akuzuarit e këtij operacioni, prokurori Maksim Sota, Iliriajn Balla dhe Artur Krasniqi që akuzohen për shpërdorim detyre dhe janë aktualisht me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, kanë kërkuar moskompetencë të gjykimit nga Gjykata e Posaçme dhe transferim të çështjes në gjykatën kompetente.
Kërkesa u rrëzua nga gjyqtarja.
Në total u lëshuan 38 urdhër-arreste, 10 prej tyre të ekzekutuara në vitin 2020, ndërsa 28 të tjerat, disa ditë më parë. Pjesë e të arrestuarve janë edhe disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë publikë, si prokurori Maksim Sota apo drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë, Saimir Kurti.
Zyrtarët e arrestuar
Saimir Kurti, drejtor i Zyrës së Punës në Kavajë
Ilirjan Balla, ish-shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit
Festim Lelaj, ish-oficer policie në Fier, i proceduar më parë për trafik narkotikësh
Hekuran Marku dhe Paul Agustin Deda, ish-shoqërues të Saimir Tahirit në vitin 2016, kur ishte ministër i Brendshëm.