Operacioni ‘Sundimi i ligjit’/ 3 të arrestuar në Fier për vepra të ndryshme penale

0

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”.

54 vjeçari Vladimir Halili i ndalua pasi ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për vjedhje në rrethana rënduese.

Në vitin 2020, Halili kishte vjedhur në 2 banesa në fshatin Pirrë ndërsa në 2021 një magazinë në Rrapëz.

Gjithashtu u arrestua një 21 vjeçar, i cili u kap në flagrancë jashtë banese pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Vlorës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Një 39 vjeçar u kap gjithashtu në flagrancë jashtë banesës në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu