Operacioni ‘Tempulli’ në Durrës, Gjykata jep masën e sigurisë për 30 të arrestuar

0

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigursë për 30 të arrestuarit nga megaoperacioni ‘Tempulli’. Mësohet se nga 30 të arrestuarit, 2 prej tyre janë lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje, 2 në arrest shtëpie. Ndërsa 26 personat e tjerë, kanë marrë masën e sigurisë arrest me burg.

Megaoperacioni “Tempulli” është kryer pas një hetimi 7 mujor intensive nga Policia e Shtetit me qëllim parandalimin e shitjes së drograve pranë komuniteteve shkollore që vendosin në rrezikshmëri fëmijët dhe adoleshentët. Operacioni përfshin disa qytete të Shqipërisë të cilët janë ndërlidhur në përfshirjen e shit-blerjes së drogës. Në vijim priten ende arrestime të tjera.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu