Në operacion i koduar “Top-Secret” po zhvillohet në Ksamil, nga forcat operacionale, ato të FNSH në bashkëpunim me policinë e Sarandës.
Mësohet se me anë të këtij operacioni, të nisur mbrëmjen e vënë të së hënës e në vijim, policia është në ndjekje të disa personave me rrezikshmëri të lartë, vendqëndrimi i të cilëve ende nuk është përcaktuar.
Për këtë qëllim dy furgonë me efektivë të FNSH po bëjnë krehjen e territorit nga Ksamili deri në Butrint dhe disa pika kontrolli funksionojnë në hyrje-daljet e Ksamilit.
Pjesë e detyrave operacionale ka qenë leximi që u është bërë gjatë paradites së sotme kamerave të sigurisë në disa biznese, në funksion të qëllimit për lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve.
Hyrje-daljet po kontrollohen nga efektivë të forcave “Shqiponja” dhe pritet që operacioni të shtrihet deri në kufirin shqiptaro-grek në pikëkalimin kufitar të Qafëbotës.