Në vijim të operacionit të koduar “Ura”, kapet në Belgjikë, 44-vjeçari shqiptar Gertin Aliu, i shpallur më parë në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në grup kriminal.
Prokuroria e Barit, në vitin 2025, i ka caktuar Gertin Aliut masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.
“Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet homologëve të njësive të specializuara FAST, në vijim të operacionit “Ura”, Policia belge arrestoi në Belgjikë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, G. A., 44 vjeç.
Prokuroria e Barit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale”, njofton policia.