“Orët e paradites do të sjellin vranësira…”/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

0

Pritet depërtim i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore duke sjellë në territorin Shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta.

Orët e paradites do të sjellin vranësira disi më të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në gjysmën lindore të Shqipërisë, megjithatë nuk priten reshje.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe maksimale duke u luhatur nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 27°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.