Organizim i dobët, UEFA shtyn për herë të 3-të finalen e Champions League

0

Vonesa në futjen e tifozëve në stadium shtyu për 15 minuta finalen e Champions League në Paris, mes Liverpool dhe Real Madrid.

Mësohet se takimi që do luhet në Stade de France ishte paraparë të zhvillohet në 21.00, por u shty me 15 minuta. Më pas, u pa e arsyeshme që gjithçka të nisë në në 21.30. E pabesueshmja nuk mbaron këtu, pasi tashmë orari përfundimtar është konfirmuar: 21.36.

Kjo shtyerje e 3-të vjen në mënyrë që të situata të jetë sa më në kontroll, pasi e gjithë problematika qëndron te tifozeria. Këta të fundit, po tentojnë që të hyjnë edhe pa biletë.

Me të vërtetë për të ardhur keq. Një organizim kaq i dobët prish hijeshinë e një prej sfidave më të bukura në planet.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu