Organizonin lojëra fati në lokal/ 5 të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen rreth 10 mijë euro dhe 7 kompjuterë

0

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë, pasi organizonin lojëra fati në një lokal.

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale E. R., 27 vjeç, A. Z., 23 vjeç, R. K., 38 vjeç, G. M., 20 vjeç dhe U. H., 20 vjeç.

Mësohet se policia gjatë kontrollit në ambientet e lokalit ka sekuestruar 7 kompjuterë, rreth 970 000 lekë dhe 160 euro.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Game Over”. Goditen 2 raste të organizimit të lojërave të fatit, vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen 7 kompjuterë, rreth 970 000 lekë dhe 160 euro. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, si rezultat i kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera, ku mund të organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game over” dhe kanë goditur 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit E. R., 27 vjeç, A. Z., 23 vjeç, R. K., 38 vjeç, G. M., 20 vjeç dhe U. H., 20 vjeç. Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në një lokal në rrugën “Irfan Tomini” dhe në një lokal në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke organizuar lojëra fati.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 kompjuterë, rreth 970 000 lekë dhe 160 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu