Organizonte lojëra fati në lokal, pranga 31-vjeçarit në Kukës

0

Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari të paligjshme, në lokalin e tij, të cilin nuk e kishte regjistruar në organet tatimore.

Sekuestrohet 1 aparat celular. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, në një lokal në qytetin e Kukësit.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi L. N., 31 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”,  “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, në lokalin e tij, me anë të aparateve celulare.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit të lokalit, rezultoi se ky shtetas nuk e kishte regjistruar këtë subjekt në organet tatimore, për rrjedhojë fshihte të ardhurat e përfituara nga veprimtaria që ushtronte. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu