Orinda dhe Turi konfirmojnë zërat e pritjes së ëmbël

0

Orinda Huta është përfolur shpesh se është në pritje të ëmbël, por në shumë raste këto lajme kanë rezultuar të pavërteta.

Para disa ditësh në rrjetet sociale u bë virale një foto e publikuar nga Orinda Huta dhe Turjan Hysko, sepse ajo ngriti dyshimet e para se moderatorja është në një pritje të ëmbël. Orinda dhe Turi shfaqeshin në ballkonin e shtëpisë së tyre me në sfond bardhësinë e borës dhe përkrah fotos Huta shkroi: “Shtëpi” dhe “E bekuar”.

Ndërkohë disa ditë më parë, Orinda publikoi një video të saj, në të cilën shihej e veshur me një fustan të gjerë, ku binte në sy barku i rrumbullakosur. Pasi videoja u shpërnda me shpejtësi, Orinda e fshiu si për t’i shtuar akoma më shumë dyshimet tek fansat.

Mirëpo, nuk keni pse të rrini ende me dyshime, pasi sot Orinda dhe Turi kanë konfirmuar lajmet e pritjes së ëmbël!

Çifti ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale foto ku konfirmojnë pritjen e ëmbël, teksa Orinda shkruan:

“.. duke pritur mrekulline qe Zoti zgjodhi te na bekoje… #faleminderitzot #zotieshteimire #summerbaby ”

“Pra, bebushi i tyre qoftë vajzë apo djalë, do të vijë në jetë gjatë muajve të verës!

Shumë urime!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu