Osmani për Al Jazeera: Nëse e lejojmë Putinin të marrë atë që do, ky do ishte fundi i demokracisë

0

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në një intervistë për Al Jazeera ka thënë se nëse presidenti i Rusisë Vladimir Putin, lejohet të marrë atë që do, do të thotë se ky është fundi i demokracisë.

Osmani duke folur për luftën në Ukrainë theksoi se të gjithë së bashku duhet të sigurohet që regjimi i Putinit do të bjerë.

“Nëse ne e lejojmë Putinin që të merr atë që do, ky është fundi i demokracisë. Ky është fundi i rregullave të të drejtës ndërkombëtare. Për këtë arsye të gjithë së bashku vendet e mëdha dhe të vogla duhet që të punojnë së bashku që të ndalohet ajo se çka është duke bërë tani Rusia dhe të sigurohemi që regjimi i Putinit do të bjerë”.

E para e shtetit të Kosovës shtoi se regjimet autokratike asnjëherë nuk kanë siguruar paqe të qëndrueshme në asnjë vend të botës. Kujtojmë se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Katar ku ka takuar krerët më të lartë të këtij vendi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu