Protestuesi: Në 23 dhejtor u ktheva nga Anglia, për mu ka qenë dhe është ëndërr vetëm Shqipëria. Misioni im ka qenë përe ndërgjegjësimin kombëtar për të reaguar ndaj cdo fatkeqësie që cenon kombin shqiptar.
Kam jetuar dhe 48 orë pa bukë në gurbet, kam qëndruar dhe poshtë kamionit për Angli por du tu bëj thirrje atyre me kapuçë dhe policisë, kjo polici është për kriminelë të caktuar. Një pjesë e tyre është në qeveri duke nisur nga Ramoviçi.
Këta nuk gjejnë guximin të arrestojnë përbindëshin e bashkisë Erion Zdromsin dhe të gjithë atyre tjerve që u kanë pirë gjakun shqiptarëve.
Kjo polici ka tentuar që të frikësojë rininë, dhe një djalë nga Hasi e arrestuan kot dhe teksa po shihte në telefon e kapin 3 policë dhe e rrahin. Kjo polici është e ’96, e ajo që dënoi kuksianët.