Pa ndjekur asnjë kurs privat, maturantja shqiptare del e para në universitetin e Athinës

0

Albiona Manço, është vajza e dy emigrantëve shqiptarë e cila doli e para (dhe më e mira) në Departamentin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit të Athinës madje pa bërë asnjë kurs privat, por vetëm me përpjekjen dhe mbështetjen e mësuesve të saj në shkollën publike. Ajo nuk ka ndjekur aspak traditën e njohur të sistemit grek me kurset private që janë pjesë e pandarë e shkollimit të të gjithë fëmijëve.

Albiona u shpreh:

Nuk pranova kurrë të shkoj në kurse private pas shkollës. E njoh mirë veten time, e di sa kohë më duhet të përvetësoj një lëndë, koha dhe mundimi që duhet të investoj, kurset private thjesht do më privonin nga aktivitetet e tjera jashtëshkollore, që për mua janë po ashtu të rëndësishme.
Mësuesit dhe drejtori i Liceut flasin me fjalët më të mira për 18-vjeçaren shqiptare që theu rekord në historinë e shkollave greke. Albiona është fëmijë i vetëm dhe prindërit e lindën në Greqi.

Burimi: Diaforetiko.gr| joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu