Mbrëmjen e djeshme, Kiara Tito ka lënë zyrtarisht shtëpinë e BBVIP, pas nominimit përballë Oltës.
Kiara pas daljes ka folur në lidhje me lojën brenda BBVIP, ku dhe i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme si e ftuar në ‘Fun Club’.
E pyetur në lidhje me marrëdhënien e saj me Luizin, Kiara tha se partneri i saj meriton çdo jehonë që i është bërë por nuk e priste deri në këto përmasa.
“E dija që kishte krijuar popullaritet për shkak të dronave që kishin ardhur, por jo në këto përpasa. Nuk e dija që kishte pasur edhe një protestë për të. Ai e meriton plotësisht adhurimin dhe pëlqimin nga publiku”, tha Kiara.
Një pyetje që iu shfaq Kiarës ishte se a do ta pranojë Luizin i cili ka deklaruar se është pa shtëpi dhe pa punë.
“Ditën e parë në BBV Luizi ka hyrë me një valixhe dhe ka thënë unë vetëm këtë kam. Nuk kam asgjë jashtë. Une e kam dashuruar atë njeri brenda një burgu, pa patur asgjë, e kam dashuruar me gjithë shpirt”, tha ajo.