Përfundon takimi Rama-Kurti, çfarë u diskutua

0

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të Kosovës, Albin Kurti. Temë e diskutimit në takimin mes dy liderëve ka qenë marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër. Më herët, Kurti u takua me presidentin Bajram Begaj dhe me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Në fokus të këtyre takimeve ka qenë marrëveshja me Serbinë. Në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, palët kanë rënë dakord të zbatojnë marrëveshjet e arritura mes tyre, si dhe Kosova të nisë përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb, një nen që shihet si referencë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu