Një tjetër paciente e infektuar në pritje për të lindur

0

Një tjetër vajzë në moshë të re do të sjellë në jetë foshnjën e saj në ambientet e “Shefqet Ndroqit.” Gazetarja Ema Shazivari raporton se në ambientet e këtij spitali sapo u futën mjekët e maternitetit “”Koço Gliozheni”.

Nuk dihen ende detaje rreth gjendjes së nënës apo të foshnjës.

Gjatë shkurtit lindi fëmijën ndërsa ishte e intubuar  tek “Shefqet Ndroqi” edhe një paciente tjetër, e cila për fat të keq nuk mundi të mbijetonte.Sidorela Koça 22-vjeçarja nga Korça, ndërroi jetë pas tre javësh që qëndronte e intubuar. Sa i përket foshnjës, mjekët thonë se gjendja e saj është e mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu